Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit në Vlorë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në terrenin kodrinor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes./k.m
