Last Updated on 16/10/2026 by Klara
Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për tetë personat e përfshirë në çështjen që lidhet me protestën studentore. Klevi Metaj, i konsideruar si një nga simbolet e rezistencës së protestës, është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Të njëjtën masë sigurie gjykata ka caktuar edhe për Xheison Petokun, Erand Zenollarin, Korado Aliajn dhe Kalosh Hysbajramin.
Ndërkohë, për Olsi Voglin, Hamza Bushin dhe Brixhet Balin është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Vendimi i gjykatës përcakton masat e sigurisë për tetë personat, ndërsa këto masa nuk përbëjnë një vendim përfundimtar mbi fajësinë e tyre./k.m
