Ka dy lloje njerëzish në darkë: ata që nuk hanë asgjë para gjumit dhe ata që hapin frigoriferin “vetëm për diçka të vogël” dhe përfundojnë duke ngrënë diçka që nuk ishte fare ide e mirë.
Në fakt, sipas ekspertëve të ushqyerjes, problemi nuk është nëse ha apo jo para gjumit, por çfarë zgjedh të hash. Sepse snack-u i duhur nuk shërben vetëm për të shuar urinë, por mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në cilësinë e gjumit.
Një nga kombinimet më të rekomanduara është shumë më i thjeshtë nga sa duket: fruta të thata (sidomos fëstëkët) dhe qershi të thata.
Frutat e thata si fëstëkët ofrojnë proteina, yndyrna të mira dhe fibra, tre elementë që ndihmojnë trupin të qëndrojë i ngopur gjatë natës dhe të shmangë luhatjet e sheqerit në gjak. Pra, ka më pak shanse që të zgjohesh në mes të natës sepse ke uri.
Nga ana tjetër, qershitë e tharta janë një nga burimet natyrale të melatoninës, hormoni që rregullon ciklin e gjumit. Kur i kombinon me magnezin që gjendet të fëstëkët, krijon një efekt qetësues që ndihmon trupin të kalojë më lehtë në gjumë.
Ajo që e bën këtë snack edhe më të mirë është sepse nuk ka kafeinë, nuk ka sheqer të shtuar dhe nuk është i rëndë për stomakun. Pra, nuk e “shqetëson” trupin në momentin kur ai duhet të qetësohet.
Disa kombinimet të tjera të mira janë kos me fara chia apo mollë me gjalpë kikiriku: pak proteina, pak yndyrna të mira dhe pak karbohidrate që nuk të lodhin trupin./mxh
