Last Updated on 21/04/2026 by EL
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa gra me shami duke iu afruar fëmijëve, ka shkaktuar shqetësim te prindërit dhe reagim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit.
Strukturat e specializuara nisën verifikimet dhe arritën të identifikojnë dy shtetase që shfaqeshin në pamje, të cilat u shoqëruan më 21 prill në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për dy shtetase me inicialet M. G. dhe A. G., me shtetësi iraniane, të pajisura me leje qëndrimi në Shqipëri për arsye humanitare.
Pas verifikimeve paraprake, autoritetet bëjnë të ditur se nuk është konstatuar asnjë veprim i kundërligjshëm ndaj të miturve dhe se nuk ekziston rrezik për sigurinë e tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve të mos përhapin panik nga informacione të paverifikuara./ET
