Java e katërt e kampionatit shqiptar të futbollit është mbyllur me duelin mes Elbasanit dhe Egnatias, ku vendasit triumfuan 2-1 në një sfidë të luftuar deri në fund.
Pas katër javësh të luajtura, Teuta është skuadra që kryeson renditjen me 10 pikë. Pas saj pozicionohen Egnatia dhe Dinamo, të dyja me nga 9 pikë.
Në zonën e sipërme të klasifikimit ndodhet edhe Laçi, që mban vendin e katërt, ndërsa Elbasani dhe Tirana plotësojnë gjashtëshen e parë.
Në pjesën e poshtme të tabelës situata është më e vështirë për disa skuadra. Vllaznia dhe Skënderbeu janë në fund me nga 2 pikë, ndërsa Vora ka grumbulluar 3 pikë.
Partizani renditet me 4 pikë, po aq sa Tirana, por me diferenca në pozicionet e tabelës.
Kështu, pas katër javësh, gara në krye mbetet e hapur, ndërsa disa skuadra të tjera do të kërkojnë reagimin në javët e ardhshme për t’u larguar nga zona e fundit e klasifikimit./mxh
