Last Updated on 26/02/2026 by Kesjana
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka intensifikuar punimet këtë të enjte, 26 shkurt, për të zgjidhur sa më shpejt situatën e krijuar pas rrëshqitjes së dheut në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.
Siç njoftohet në faqen zyrtare, aktualisht po punohet për heqjen e masave të dheut në të dy anët e rrugës ekzistuese, për të hapur terrenin ku do të vendosen sondat dhe të realizohet studimi gjeologjik i detajuar, si dhe vlerësimi teknik i zonës.
Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, po sistemohen rrjedhat e lumit Shkumbin, duke e orientuar në krahun e majtë për të krijuar hapësirën për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.
