Last Updated on 26/02/2026 by Anisa
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, raportohet se është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bëhet me dije se Daçiç është diagnostikuar me pneumoni të rëndë bilaterale frymëmarrje dhe aktualisht ndodhet i intubuar, duke marrë frymë me ndihmën e aparaturave.
Sipas mediave serbe, Daçiç u diagnostikua me pneumoni të rëndë në të dy mushkëritë dhe u vendos menjëherë në ventilim mekanik, ku gjendja e tij shëndetësore është serioze.
Mjeku Spasoje Popeviç, i cili po kujdeset për ish-kryeministrin serb, theksoi se situata e tij është kritike dhe se po luftohet për ta mbajtur të gjallë.
“Ai ndodhet në ventilator dhe i janë administruar të gjitha ilaçet e nevojshme. Po përpiqemi të sigurojmë kohën e nevojshme që terapia të japë efekt. Po luftojmë për jetën e tij”, deklaroi ai.
Ndërsa gjatë natës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vizitoi klinikën dhe u informua mbi gjendjen shëndetësore të ministrit Daçiç.
