Këtë të enjte, 2 prill, Kuvendi do të mblidhet një seancë plenare, në rendin e së cilës parashikohet një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin. Diskutimet do të fokusohen te emërimet në radhët e policisë dhe situata e kriminalitetit brenda saj.
Një nga çështjet që pritet të dominojë debatin është marrja e detyrës së drejtorit të Policisë nga Skënder Hita, e cila pritet të jetë në qendër të përballjes mes deputetëve të opozitës me ministrin e Brendshëm.
Gjatë kësaj seance pritet gjithashtu të miratohen anëtarët e rinj të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës, ku nga Partia Socialiste janë propozuar Denar Biba dhe Eldian Balla. Po ashtu, me propozim të Këshillit të Ministrave, pritet të emërohet Diana Dervishi si anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP./kb
