Mbahet sot në Kuvend seanca e radhës parlamentare, ndërkohë që prej 12 ditësh vijojnë protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në veçanti, dhe klasës politike në tërësi.
Në rendin e ditës parashikohen 6 interpelanca, ku 5 janë për ministrat dhe një është thirrur nga deputeti Agron Shehaj, me kryeministrin Edi Rama.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.
7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./kb
