Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
“Nëntë shtete të Bashkimi Europian kanë kërkuar zyrtarisht ngrirjen e negociatave me Shqipërinë, sepse Europa nuk mund të pranojë një Republikë të Tenderave korruptivë të ulet në tryezën e negociatave,” – shprehet Spahia.
Ai vijon më tej me akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë:
“Edi Rama ka kthyer Parlamentin në një parajsë të sigurtë për hajdutë ku ministrat e kapur në vjedhje mbrohen me imunitet dhe mandate krimi. Mandatet e krimit dhe votat e blera po përdoren si mburojë për të mos dhënë llogari për milionat e vjedhura.”
Sipas tij, kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen europiane të vendit:
“Ndërsa ata vjedhin dhe fshihen pas imunitetit, shqiptarëve u vritet shpresa duke mbetur edhe jashtë Europës.”
Në përfundim, Spahia përdor tone të forta ndaj kreut të qeverisë:
“Një kryeministër që sakrifikon të ardhmen e një kombi për të shpëtuar lëkurën e vet dhe të bashkëpunëtorëve të tij meriton koshin e plehrave në historinë e kombit.”
Reagimi i plotë:
EUROPA NA MBYLLI DERËN: 9 VENDE TË BE-SË KËRKOJNË NGRIRJEN E NEGOCIATAVE!
Nëntë shtete të BE-së kanë kërkuar zyrtarisht ngrirjen e negociatave me Shqipërinë, sepse Europa nuk mund të pranojë një Republikë të Tenderave korruptivë të ulet në tryezën e negociatave.
Edi Rama ka kthyer Parlamentin në një parajsë të sigurtë për hajdutë ku ministrat e kapur në vjedhje mbrohen me imunitet dhe mandate krimi.
Mandatet e krimit dhe votat e blera po përdoren si mburojë për të mos dhënë llogari për milionat e vjedhura.
Ndërsa ata vjedhin dhe fshihen pas imunitetit, shqiptarëve u vritet shpresa duke mbetur edhe jashtë Europës.
Një kryeministër që sakrifikon të ardhmen e një kombi për të shpëtuar lëkurën e vet dhe të bashkëpunëtorëve të tij meriton koshin e plehrave në historinë e kombit.
