Ish-kryeministri Sali Berisha do duhet të paraqitet të premten në orën 10:00 para SPAK për t’u pyetur për krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard nga plumbat e shtetit.
Ish-kryeministri është thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe burimet bëjnë me dije se SPAK i ka dërguar Berishën fletëthirrjen. Që kreu i PD të informohet për fletëthirrjen ajo është dërguar në 3 adresa, në banesën e tij, në Kuvend, si edhe në selinë e Partisë Demokratike.
Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet nga SPAK për 21 janarin dhe rolin e tij në këtë çështje që tashmë është në hetim nga Prokuroria e Posaçme.
SPAK e ka thirrur Berishën gati dy javë pasi mori në pyetje ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. / K.M
