SPAK ka reaguar në lidhje lajmet e publikuara në media, në lidhje me refuzimin e takimit të përfaqësuesve të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
SPAK në reagimin për media, SPAK ka bërë me dije se ka refuzuar takimin e Veliajt me përfaqësuesit të KiE, pasi nuk ka specifikuar emrat e tyre.
Po ashtu Prokuroria e Posaçme, thekon në njoftimin e saj se nuk i ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Njoftimi i SPAK:
Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, pa specifikuar emrat e tyre.
Prokuroria e Posaçme e ka refuzuar kërkesën e tij më datë 18.11.2025, duke e mbështetur në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (nenet 49 pika 1 dhe 73 pika 1 dhe 2) dhe VKM nr. 209/2022.
Sjellim në vëmendjen tuaj, përkundër raportimeve në media, se në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. m.p.
