Last Updated on 25/04/2026 by Anisa
Të jesh i drejtë në ato që ti shpreh duhet domosdoshmërisht të jesh objektiv dhe të mos ndahesh për asnjë çast nga e vërteta.
E vërteta krijon objektivitetin tënd në një diskutim ku ti shpreh mendimin për një ngjarje të zakonshme, një ngjarje historike apo për një fakt historik.
Sepse vetëm e vërteta duhet të jetë e lire në një shoqeri dhe në një komb të lirë.
Kur e vërteta nuk është e lire, duhet ta kuptoni se liria nuk është e vërtetë.
E vërteta është liria jote. Mendoje thellë këtë dhe ec përpara me mendimin tënd të lire, por me një mendim që ty të ka ardhur dhe të është formuar nga studimi i historisë, i shkencës, i letërsisë dhe filozofisë.
Dhe atëherë, kujtohu se ti je vërtet një njeri i lirë, që nuk gënjen, që nuk i shmangesh dhe nuk ke frikë të thuash gjithmonë të vërtetën.
Spartak Ngjela
25 prill 2026
