Last Updated on 02/12/2025 by Monika
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka hedhur sot akuza të reja për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare.
Në fjalën e saj në seancën plenare, Zhupa përmendi rastin e arrestimit të sotëm të ish-zyrtares s BE-së Federica Mogherini, teksa tha se mund të jetë mësuar nga ‘mjeshtrit’ e korrupsionit në Shqipëri.
“Sot e kuptuam se çfarë nënëkuptojmë me standardin europian, kur flasin politikanët tanë. Nënkupton standardin e Federica Mogherinit. Nuk e kam të qartë zoti kryetar dhe jam në dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin si shokët e tyre për të bashkëpunuar këtu në Shqipëri apo vijnë këtu dhe masterizohen nga mjeshtrat e qeverisë për tu bërë të korruptuar.”,-tha Zhupa.
