Cristian Chivu këmbënguli me forcë për ta mbajtur dhe klubi ia plotësoi kërkesën, pavarësisht ofertave të marra, sepse beson te cilësitë e futbollistit, një talent i rritur në shtëpi dhe i dërguar për t’u maturuar në Belgjikë duke u rikthyer këtë verë për t’u rritur akoma më shumë nën drejtimin e trajnerit rumun dhe në hijen e Calhanoglu.
Tani do t’i takojë Aleksandar Stankovic që të fitojë hapësirat e duhura dhe të jetë gjithnjë gati kur të thirret në apel dhe ndeshja me Udinesen mund të jetë momenti i duhur. Sigurisht eksperienca te Brugge i dha mundësinë djalit të Dejan Stankovic që të njihet edhe jashtë Italisë, madje në sesionin e fundit të merkatos kur Interi ushtroi të drejtën e riblejrjes së tij, në selinë e klubit zikaltër erdhën oferta për të. Si trajneri e klubi ashtu edhe vetë futbollisti i mbyllën dyert me Stankovic që vendosi të qëndrojë për të luajtur shanset e tij të skuadra zikltër.
Një refuzim që erdhi edhe në ditët e fundit të tratativave kur mbi mesfushorin serb u përqendrua vëmendja e Liverpool; në mesin e diskutimeve për Curtis Jones, klubi i The Reds kërkoi si shkëmbim pikërisht Stankovic. Sipas medias britanike që zbuloi prapaskenat, refuzimi i Interit, vetëm e frenoi përkohësisht klubin anglez që është gati të bëjë një tjetër tentativë në merkaton e janarit ose verën e ardhshme.
Gjithçka do të varet nga shifrat që do të regjistrojë Stankovic në këtë sezon të tij të parë se skuadra e parë e Interit, sa hapësirë do të ketë dhe si do të vijojë rritja e tij si futbollist. Sigurisht që pasi refuzoi një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh, Interi nuk ka ndërment të privohet nga talenti i tij, maksimumi mund të mendojë opsionin e dhënies së tij sërish me huazim në mënyrë që futbollisti të luajë më me vazhdimësi që në mesfushën aktuale të Interit vështirë se mund ta gjejë./k.m
