Një sasi e vogël tritori është vendosur në derën e shtëpisë së një 36-vjeçari në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Rozafa” në Bathore. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa punohet për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i plotë:
Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./k.m
