Futbolli shqiptar do rikthehet për këtë vit me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Në fundjavë nis faza e 1/8 të Kupës, ndeshje të cilat do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë, më 10 janar.
Në këtë raund marrin pjesë edhe skuadrat e kampionatit “Abissnet Superiore”, që do të luftojnë për të siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Faza 1/8 rezervon përballje interesante, duke nisur me takimin mes Tiranës dhe Skënderbeut. Partizani do të luajë kundër Burrelit, ndërsa Bylisi përballet me Laçin. Dinamo City do të sfidojë Besën e Kavajës. Këto katër ndeshje do të zhvillohen në orën 13:00.
Katër takimet e tjera të këtij raundi janë programuar në orën 16:00. Teuta pret në shtëpi Vorën, ndërsa Vllaznia do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Pogradecit. Egnatia përballet me Apoloninë në “Arena Egnatia”, ndërkohë që një duel mjaft interesant pritet të zhvillohet në “Elbasan Arena”, mes Elbasanit dhe Flamurtarit.
Kupa e Shqipërisë, raundi 1/8-ave:
Tirana-Skënderbeu, e shtunë 13:00
Partizani-Burreli, e shtunë, 13:00
Bylis-Laçi, e shtunë 13:00
Dinamo City-Besa, e shtunë 13:00
Teuta-Vora, e shtunë 16:00
Vllaznia-Pogradeci, e shtunë 16:00
Egnatia-Apolonia, e shtunë 16:00
Elbasani-Flamurtari, e shtunë 16:00.
/e.t
