Last Updated on 17/12/2025 by Kesjana
Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj
Në fund të Nëntorit, u publikua Strategjia e Sigurisë Kombëtare (NSS-2025), një produkt gjithëpërfshirës i Institucioneve, Agjencive, Instituteve dhe Expertëve të Sigurisë Kombëtare, që mban firmën edhe emrin e Presidentit të 47 të ShBA-ve, Donald J. Trump.
Strategjia – 2025 demostron kthesë të fortë në politikën Amerikane, pasi formalizon vizionin dhe vendosmërinë e Presidentit Trump si dheobjektivat e Washingtonit Zyrtar mbi përdorimin e instrumenteve të fuqisë për të mbrojtur sovranitetin si dhe zhvilluar interesat kombëtare dhe gjeopolitike të ShBA-ve.
Pesë mesazhe gjeostrategjike që mund të nxjerrim nga Strategjia /Trump – 2025:
Pikësëpari, përtej të përbashkëtave p.sh me Strategjin Trump/1-2017, ajo që e bën të veçantë SSK – 2025 është vizioni, qasja, përkushtimi dhe vendosmeria e Presidentit Trump-2 për ta bërë: “Amerikën përsëri të madhe” (shqip, edhe më të fortë), ose një superfuqi të pakonkurueshme, të pamposhtur dhe vdekjeprurese për cilindo shtet ose Aleancë armiqësore që/qoftë do guxonte që kërcënonte sovranitetin territorial (terësisht e pamundur) ose interesat gjepololitike të ShBA-ve!
Po ashtu konfirmohet Zotimi Nr.1 i Trump-2: “do ta shpëtojë/shërojë ShBA nga Deep State; demokracia fasadë, shteti i kapur nga korrupsioni i pushtetareve të lartë; ushtria e burokratëve majtist si dhe interesat e filantropistëve që kanë pushtuar (jo vëtëm/autori) shtetin Amerikan”, por që vijojnë të mbajnë të prangosura edhe vendet e BE, Balkanit, përfshi RSh dhe Kosovën.
Së dyti, kjo strategji konfirmon besimin e amerikanëve në projektin e Presidentit Trump-2: “interesat e ShBA mbi të gjitha, Amerikanët të parët”! Ndaj si nën-prioritete të saj janë: “rivitalizimi ekonomisë së lirë; privalimi i interesave ekonomike në çdo angazhim ndërkombëtar, përfshi kontributet për paqen; sigurinë kufitare (me çdo mjet/çmim, ngritja e murit diçital, përdorimi i fuqisë ushtarake ndaj emigrantëve të pa-ligjshëm, etj); ri-vendosjen e hegjemonisë në fushën e kërkimeve shkencore, IA, energjisë, lufta kundër krimit ndërkombëtar, narko-terrorizmit, karteleve të drogës”.
Së treti, konformohet përqasja e Trump-2: “paqe (e imponuar) nëpërmjet forcës”, pra mbajtjen e rolit të superfuqisë së pakonkurueshme ushtarake të SHBA-ve përfshi fuqinë nukleare, kibernetikës, inteligjencës Artificiale (AI), etj. Mjafton të përmendim emërtimin e Pentagonit si “Ministri e Luftës”: rritjen në rreth 1 trilion $ të shpenzimeve të mbrojtjes (2 herë më shumë se 31 vendet e NATO-s dhe 50 % të GDP-së Rusisë), investimeve për AI, forcën hapësinore, etj.
Si shëmbull përmendim “sulmin më të suksesshëm të historisë së njerëzimit”, që fuqia ushtarake e ShBA (37 orë fluturim, 6 avion B-2 me kosto 2-Bilion $ sejcili; 12 bomba GBU-57 me nga 14 tonë; dhjetra raketa Tomahawk dhe 125 avionë F-35) realizuan ndaj bazave bërthamore të Ajatallah-ut të Iranit, i cili në 36 vitet e sundimit kërcënonte Izraelin dhe mbarë qytetërimin: “me shfarosje nga faqja e dheut”! Kështu, ky sulm mbetet edhe si mesazh i fuqisë shkatërrimtare të ShBA ndaj diktatorëve gjakatarë, ose të shkalluarve nga fuqia e gjithë-Pushtetit (Putinit, Kim Jong, etj), nëse guxojnë të sulmojnë këdo nga 32 anëtarët.
Strategjia Trump–2 nuk ka të bëjë dhe aq me vlerat, as me promovimin e demokracisë dhe as me traditën që europianët i kanë marrë si të mirëqëna/falas kontributet e SHBA-ve gjatë një shekulli për paqen dhe sigurinë. Në fakt kjo strategji fokusohet në ekspozimin e fuqisë së pakonkurueshme si dhe privalimin e interesave amerikane. E thënë më qartë: “epoka kur ShBA-të kontribuonin për paqe dhe siguri falas ka perënduar!
Së katërti, ndërsa mbetet ende e varur nga garancia strategjike amerikane, (veçanërisht nga (pa) fuqia bërthamore), brënda 2027 Europës i duhet: “të zhvillojë kapacitete për të vetë-marrë barrën e përgjegjesisë së mbrojtjes konvencionale ndaj çdo fuqie kundërshtare”. Mbas rënies së Murit të Berlinit, ShBA mbajtën peshë kritike në garantimin e sigurisë, në luftën kundër Millosheviçit, programet për zgjerimin e NATO-s, etj, në këtë strategji konfirmohet se: “Amerika as po largohet nga NATO dhe as po braktis BE-në, por kërkon që Europa të zhvillojë/marrë pa iluzione përgjegjësit“!
Në shtesë(5-ti) (!) ripërcaktimi i kushteve për ri-vendosjen e dialogut dhe stabilitet strategjik me Rusinë (kushti nr.1 paqa në Ukrainë); (!!) marrëdhëniet me Kinën do të dominohen nga interesat ekonomike si dhe parandalimi i përballjes ushtarake për Tajvanin; (!!!) dhe në Lindjen e Mesme me konsilidimin e paqes, për sa kohë që nuk kërcënojnë por çimentojnë supermacinë dhe interesat amerikane jo vetëm në Rajon.
Pesë gjetje & rekomandime strategjike për RSh dhe Kosovën nga leximi i Strategjisë Trump – 2025:
Gjithësesi, “duke duartrokitur rritjen historike të buxhetit të mbrojtjes për 2026” (2.12 % ose 600 milion €, pra më i madhi në 35 vitet e fundit), objektivin drejt 5 % të GDP-së përveçse kërkesë të Presidentit Trump e gjej edhe si legjitimitet ndërkombëtar (ShBA/NATO/BE) si dhe oportunitet historik për të ekspozuar fuqinë ushtarake në mbrojtje të integritetit dhe interesave Kombëtare. Pra, 5 %, ose për mbi 1.2 Miliard € për prokurimin e armatimeve dhe sistemeve të gjeneratës së fundit që rrisin aftësitë mbrojtëse si dhe masat e deterrence/shpaguese ndaj çdo vendi që kërcënon sovranitetin territorial dhe interesat gjeopolitike të RSh.
Së fundmi (5), kjo strategji promovon besimin e amerikanëve te “fuqia ushtarake e pakonkurueshme dhe vdekjeprurëse e ShBA-ve si dhe Leadershipi i fortë i Trump”! Nga ana tjetër, shërben si këmban alarmi për vendet e NATO/BE, Ballkanit, përfshi RSh/Kosovën për të marrë barrën në kuadër të Aleancës si dhe zhvilluar përgjegjësitë kombëtare, në mënyrë që: “jo Lufta por Paqja, rendi global, vlerat e qytetërimit dhe demokracisë të triumfojnë mbi neo-Fashistët, neo-Stalinistët, neo-Millosheviçët, shtetet dhe organizatat terroriste”!
*Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO; /kb
