Viagra mund të ketë një përdorim të ri përtej trajtimit të problemeve të ereksionit. Një studim i ri nga studiuesit e Institutit të Shkencës Weizmann sugjeron se përbërësi aktiv i ilaçit, sildenafil, mund të ndikojë në mënyrën se si qelizat kancerogjene përdorin kolesterolin dhe, si pasojë, të vështirësojë përhapjen e qelizave të këqija në organizëm.
Sipas kërkimit të publikuar në revistën shkencore Cancer Research, studiuesit zbuluan se ndryshimi i mënyrës së përdorimit të kolesterolit nga qelizat tumorale mund të ndikojë në aftësinë e tyre për t’u përhapur.
Ekipi hulumtues vuri gjithashtu në dukje se kombinimi i sildenafilit me barna që ulin kolesterolin, si statinat, mund të ketë një efekt edhe më të fortë në këtë proces.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se këto janë gjetje të hershme dhe nevojiten studime të tjera për të kuptuar nëse kjo qasje mund të përdoret në trajtimet e pacientëve me kancer.
Zbulimi hap një pistë të re kërkimi mbi përdorimet e mundshme të barnave ekzistuese në luftën kundër sëmundjeve komplekse si kanceri./ad
