Last Updated on 30/08/2025 by adminfjala
Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri me Bristol City, që merr pjesë në Championship në Angli. Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar golin e dytë në 4 javë të këtij sezoni të ri.
Bristol City po fiton në shtëpi 3-1 ndaj Hull City, pas 45 minutave të para. Kur rezultati i përkohshëm ishte 1-1, Anis Mehmeti kaloi ekipin e tij në avantazh, pasi dërgoi topin në rrjetë, pas asistit që mori me kokë nga shoku i skuadrës.
Në mënyrë të habitshme, edhe pse sezonin e kaluar, Mehmeti tregoi një formë shumë të mirë, nuk u ftua kurrë nga trajneri Sylvinho dhe e njëjta gjë vazhdon akoma. Arsyeja? E di vetëm Sylvinho, pasi Mehmeti është padyshim një nga lojtarët shqiptarë që ka ruajtur një formë dhe nivel të mirë në mënyrë sistematike. m.p.
