Last Updated on 09/07/2025 by adminfjala
Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për Shqipërinë.
Në një video-mesazh, Tabaku thekson se ndonëse qytetarët shqiptarë sillen çdo ditë si europianë – në punë, në përpjekje dhe në sakrifica – pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë mbetet qeverisja aktuale.
Ajo vuri në dukje problematikat e thella që përmenden në raport: presioni mbi administratën publike, blerja dhe intimidimi i votës, përdorimi i burimeve shtetërore në funksion të fushatave elektorale. Sipas saj, këto janë sfida që Shqipëria e vitit 2025 nuk duhet t’i kishte, por fatkeqësisht i ka ende.
Një tjetër alarm ngritur nga Tabaku është për korrupsionin, të cilin ajo e cilësoi si një pengesë të përditshme për qytetarët, nga shëndetësia deri te prona./E.T