Administrata Tatimore ka përmbyllur procesin automatik të fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore të papaguara, duke përfituar 105,409 tatimpagues.
Sipas njoftimit, vlera totale e detyrimeve të fshira arrin në rreth 91.6 milionë euro, ku përfshihen gjoba administrative dhe detyrime të tjera të akumuluara ndër vite.
Tatimet sqarojnë se për detyrimet e periudhës 2015–2019 vijon të aplikohet skema lehtësuese, ku tatimpaguesit mund të përfitojnë fshirje të pjesshme të principalit dhe falje të gjobave e kamatëvonesave, nëse plotësohen kushtet dhe afatet e përcaktuara deri më 30 qershor 2026./a.d
