Last Updated on 23/09/2026 by EL
Administrata Tatimore po vijon procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025.
Sipas përditësimit më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në fazën e radhës të procesit janë 2,192 individë përfitues, për të cilët vlera e rimbursimit arrin në 360 mijë euro.
Rimbursimet vijnë në vijim të procesit të nisur më herët nga Administrata Tatimore për kthimin e tatimit të mbipaguar dhe përfitimeve që lidhen me zbritjen për fëmijët në ngarkim.
Deri në mesin e muajit gusht, sipas të dhënave të publikuara nga Tatimet, kishin përfituar 39,940 individë, ndërsa shuma e kaluar në favor të tyre kishte arritur në 6.4 milionë euro.
Procesi nuk ka përfunduar ende. Tatimet u bëjnë thirrje veçanërisht individëve që rezultojnë përfitues, por nuk e kanë marrë ende shumën përkatëse, të kontrollojnë dhe saktësojnë të dhënat e llogarisë së tyre bankare./et
