Last Updated on 10/03/2025 by adminfjala
Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave të akcizës.
Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave të akcizës
Te ardhurat e II-mujorit e pare 2025 janë realizuar në masën 33,6 Miliardë lek dhe në krahasim me II-mujorin 2024 janë realizuar rreth +1,6 Miliardë lek ose rreth 16 milionë euro më shume (105,2%).
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithme e Doganave konfirmuan se “mirëadministrimit dhe digjitalizimi shërbimeve doganore të kombinuara me rritjen e konsumit të mallrave të akciës janë faktorët kryesorëqë kanë sjellë një rritje me 5.2 % të të ardhurave nga doganat”.
Të dhënat operative nga Doganat tregojnë se tëardhurat nga mallrat e akcizës kontribuan ne total me 912 Milionë lek më shumë se dymujori vitit 2024 dhe qe ka ardhur pergjithesisht nga rritja e importit te Karburantit me rreth + 690 Miliardë lekë (rritje e sasise se konsumuar me rreth 16,241 ton), Cigare me +112 milionë lekë (rritje e sasise se konsumuar me rreth 20 ton), Pije alkoolike prodhim vendi +21 Milionë lekëdhe Verë me +13 milionë lekë.
Sa I përket tatimit mbi vlerën e shtuar(TVSH nëimport), krahasuar me dy-mujorin 2024 janë mbledhur rreth 809 milionë lek me shume, e ndikuar kryesisht nga:
– +549 Milionë lek Energji elektrike.
– +219 Milionë nga Karburant importi
– +100 Milionë lek nga Metalet Baze
– +71 Milionë Kafe
Gjate periudhës dymujore Janar-Shkurt 2025 rritja e te ardhurat si pasoje e mirëadministrimit dhe rritjes se sasive te importit eshte ne shifren 1,6 Miliardë lek. Kjo shume eshte ndikuar nga efektin e renien e cmimeve me -162 Milionë lek, duke dhene si rezultat nje rritje vetem prej +1,4 Miliardë lekesh ne totalin e tëardhurave doganore.
Sa vijon shifrat e konsumi të mallrave kryesorë të akcizës për periudhën dy mujore nga viti 2019-2025./K.K



