Kim Kardashian është mësuar prej kohësh që çdo dalje e saj të analizohet deri në detajin e fundit, por këtë herë vëmendjen nuk e mori një fustan spektakolar apo një look i guximshëm në tapetin e kuq. Mjaftoi një triko e bardhë dhe një fund saten që rrjeti të niste debatin.
45-vjeçarja mori pjesë pak ditë më parë në edicionin e tetë të eventit “This Is About Humanity” (një organizatë që mbështet familjet e ndara dhe të ribashkuara në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës) në Los Angeles, Për mbrëmjen, ajo zgjodhi një triko të shkurtër të bardhë nga Maison Margiela, me njërën shpatull të zbuluar, me reçipeta të zeza transparente poshtë.
Pjesën e sipërme e kombinoi me një fund saten në ngjyrë shampanjë nga Faycal Amor, me një copë rrjetë, të çarë të lartë dhe lidhëse që mbështilleshin rreth belit. Pamjen e plotësoi me sandale bezhë me rripa, flokë të gjatë me onde dhe grimin e saj karakteristik në tone neutrale.

Por kombinimi nuk i bindi të gjithë. Në Instagram, disa përdorues e quajtën veshjen “të shëmtuar”, ndërsa të tjerë pyetën nëse Kim kishte nevojë për një stilist/e. “Nga të gjitha veshjet e bukura që mund të kishte zgjedhur, zgjodhi këtë”, komentoi një person, ndërsa një tjetër e cilësoi look-un “pa shije”.
Mes gjithë diskutimit për veshjen, arsyeja pse Kardashian ndodhej aty mori dukshëm më pak vëmendje. Eventi synon të mbledhë fonde dhe të rrisë ndërgjegjësimin për familjet e ndara dhe të ribashkuara në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Kim ishte e pranishme edhe për të mbështetur shoqen e saj të fëmijërisë, Zoe Winkler Reinis, vajzën e aktorit Henry Winkler dhe një prej bashkëthemelueseve të organizatës.

Kur nisi ankandi, Kardashian ishte ndër të parat që ngriti tabelën dhe premtoi një donacion 50 mijë dollarë për organizatën./k.m
