Një analizë e të dhënave të mbi 70 mijë personave doli në përfundimin se pronarët e qenve kanë risk më të ulët për sëmundje të zemrës dhe një shans më të madh për të jetuar më gjatë. Shkencëtarët besojnë se aktiviteti fizik i përditshëm, ulja e stresit dhe rritja e hormonit të lumturisë (oksitocinës) janë faktorët kryesorë që ndikojnë në benefitet shëndetësore.
Studimi zbuloi se efektet janë më të theksuara te personat që jetojnë vetëm, pasi qeni luan edhe një rol emocional, duke reduktuar ndjesinë e vetmisë dhe ankthit.
Mjekët rekomandojnë që, para marrjes së një qeni, individët të sigurohen se kanë kohë dhe mundësi për t’u kujdesur siç duhet për kafshën./KM
