Last Updated on 15/10/2026 by Anisa
Studentët e Durrësit nuk janë mjaftuar vetëm me bojkotin e mësimit, të revoltuar të rinjtë kanë ndezur zjarr para bashkisë, si dhe raportohet se janë shkulur flamujt e Bienales përmes së cilave kanë ndezur zjarr.
Po ashtu bëhet me dije se të rinjtë në Durrës kanë nisur t’u vënë flakën dhe kazanave të mbeturinave dhe të revoltuar kanë vijuar me thirrjet tyre njëzëri duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, njëjtë si të rinjtë në Tiranë, kanë thyer billboardet nëpër qytet duke bërë që vendi të jetë në një kaos të vërtetë.
Ndërsa situata në Tiranë, në ditën e tretë ka dalë tërësisht jashtë kontrollit. Pas tensioneve të shkaktuara para Ministrisë së Arsimit, studentë e gjimnazistë kanë nisur marshimin e tyre në drejtim të Kryeministrisë dhe Parlamentit, duke pezulluar kështu qarkullimin e makinave nëpër kryeqytet./ad
