Interesi i të rinjve për blegtorinë duket se po rritet, ku janë të shumtë fermerët e rinj që kanë aplikuar për mbështetje financiare nga Skema Kombëtare për Bujqësinë 2026.
Nga Skema Kombëtare për Bujqësinë deri tani rezultojnë se kanë aplikuar për financime 414 fermerë të rinj.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), nga totali i aplikimeve nga fermerët e rinj, me fokus kryesisht në:
223 aplikime apo 54% e totalit janë për blerje kafshësh
164 aplikime apo 40% e tyre për makineri bujqësore
27 apo 6% aplikime për strehim kafshësh
Sipas AZHBR, këto investime që synojnë forcimin e fermave, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e një bujqësie më moderne e konkurruese.
Një nga masat e reja synon fermerët e rinj, të cilët do të mund të mbështeten me grant deri në 10 milionë lekë, ose rreth 10 mijë euro, kryesisht për investime në sektorin e blegtorisë.
Mbështetje e veçantë parashikohet edhe për ndërtimin e staneve, me grant deri në rreth 3 milionë lekë, ndërsa për pajisje dhe makineri bujqësore parashikohet mbështetje deri në 500 mijë lekë. Në këtë kategori përfshihen edhe pajisje si tankerët për ruajtjen e qumështit dhe vajit të ullirit.
Fondi në dispozicion nëpërmjet Skemës Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2026 është në vlerën e 2.5 mld lekëve.
Për 2026 skema kombëtare pati një sërë ndryshimesh. Krahasuar me vitin 2025 u rritën vlera e mbështetjes për blegtorinë dhe u përgjysmuan pragjet për numrin e kafshëve në fermë për përfitim të subvencioneve./monitor-ad
