Një ngjarje e rëndë ka tronditur një nga destinacionet më të njohura turistike në Meksikë ku një person i armatosur vrau një grua kanadeze dhe plagosi katër të tjerë, përpara se t’i jepte fund jetës së tij.
Sipas autoriteteve, viktima ishte një shtetase kanadeze, ndërsa mes të plagosurve ndodhen dy qytetarë kolumbianë, një kanadez dhe një rus.
Pamjet e publikuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur autori mban në dorë armën dhe hap zjarr, ndërsa personat e tjerë shihen të shtrirë në tokë dhe vizitorë që largohen të alarmuar.
Autoritetet konfirmuan se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./mxh
