Last Updated on 01/07/2026 by EL
Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa institucioneve publike.
Duke nisur nga data 6 korrik deri më 31 gusht 2026, sportelet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë do të punojnë me orar të reduktuar, sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i gjykatës, Gert Hoxha.
Qytetarët që kërkojnë të marrin shërbime do të mund të paraqiten nga ora 08:00 deri në orën 13:00, për shkak të temperaturave të larta. Jashtë këtij orari nuk do të ofrohen shërbime, përveç rasteve emergjente.
Sipas gjykatës, kjo masë synon të mbrojë shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve, duke garantuar njëkohësisht vijimësinë dhe cilësinë e shërbimeve.
Urdhri ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./ET
