Last Updated on 08/12/2025 by Kesjana
Pas humbjes 0–2 ndaj Celta Vigo-s, te Real Madrid janë ndezur tensionet. Sipas raportimeve të “El Chiringuito”, trajneri Xabi Alonso nuk hyri fare në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, duke mos komunikuar asnjë fjalë me lojtarët. Mungesa e tij e papritur është pritur shumë keq nga skuadra.
Brenda dhomës së zhveshjes situata ka qenë e trazuar. Edu Aguirre raportoi se disa lojtarë kanë shpërthyer nga nervat, madje janë hedhur shishe si shenjë frustrimi për gjendjen e skuadrës dhe vendimet e arbitrit. Një pjesë e grupit është shprehur hapur se justifikimet pas ndeshjes ishin “të papranueshme”.
Humbja dhe performanca e dobët kanë rritur presionin mbi ekipin, teksa mungesa e komunikimit nga ana e trajnerit Xabi Alonso shihet si një sinjal i pakënaqësisë dhe krizës së brendshme.
Klubi nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar, ndërsa pritet të shihet si do të menaxhohen tensionet në ditët në vijim./kb
