Irani dhe Arabia Saudite, të cilat mbështesin palë të kundërta në luftën në Jemen, zhvilluan të enjten në mbrëmje një bisedë për përshkallëzimin e tensioneve dhe rritjen e pasigurisë në rajon, njoftoi diplomacia iraniane.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bisedoi me homologun e tij saudit, Faisal bin Farhan, për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, të dyja palët theksuan nevojën për të vazhduar bashkëpunimin dhe përpjekjet diplomatike për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe për të rikthyer stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Irani mbështet ushtarakisht financiarisht dhe politikisht rebelët Houthi në Jemen, ndërsa Arabia Saudite mbështet qeverinë jemenase në përpjekjet për të zmbrapsur ofensivën e tyre.
Të enjten, Houthit morën kontrollin e një qyteti të rëndësishëm në bregun e Detit të Kuq, pranë ngushticës strategjike Bab el-Mandeb. Kjo ngushticë është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, pasi lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe, përmes Kanalit të Suezit, rrugët tregtare mes Azisë dhe Evropës.
Gjatë kësaj jave, Houthit kanë kryer disa sulme ndaj objektivave në jug të Arabisë Saudite, ndërsa forcat saudite janë kundërpërgjigjur me sulme ajrore ndaj pozicioneve të tyre në Jemen./MXH
