Vllaznia u mposht në shtëpi nga Teuta, me durrsakët që kthehen në garë për vendin e katërt, ndërsa shkodranët humbën kreun e klasifikimit.
Në një ndeshje të luftuar, me pak raste për shënim e shumë ndalesa, diferencën e bëri një gol në fund i Beshirajt.
Por, ka pasur edhe polemika pothuajse për çdo faull, teksa është anuluar një gol që në start për durrsakët.
Elbasani dhe Partizani ndanë nga një pikë në javën e 13-të të kampionatit.
Skuadrat prodhuan shumë pak raste, duke e mbyllur në barazim 0-0 përballjen mes tyre.
Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas atij me Dinamon, njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë. M.P.
