Last Updated on 04/01/2026 by Kesjana
Aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe qytetarë po protestojnë sot para Kryeministrisë.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
“Hajdutët si Rama dhe banda e tij kanë vjedhur arsimin dhe të drejtën për të jetuar në një vend të lirë.
Në të gjithë këto vite janë munduar të na vjedhin lirinë dhe dinjitetin.
Shqiptarët janë të frikësuar. Ata kanë frikë se i heqin nga puna, kanë frikë për ndihmën ekomonike, për të hequr frikën e tyre duhet të heqim këta që janë në qeveri.
Pse po protesojmë ditë e natë? Se ky shtet është i kapur, ka kapur çdo institucion. Ne duhet të protestojmë dhe të kërkojmë dorëheqjen e tij. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Kërkojmë një qeveri tranzitore.
Kjo qeveri do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira, të ndreshme dhe demokratike që të na drejtojnë profesionistët dhe jo hajdutët”, tha një prej aktivisteve./Kb
