Last Updated on 16/11/2025 by EL
Atmosferë festive në Tiranë në prag të sfidës së fundit të eleminatoreve mes Shqipërisë dhe Anglisë. Qindra tifozë anglezë kanë mbërritur në kryeqytet, duke e shndërruar qëndrimin e tyre në një vizitë të vërtetë turistike.
Me birra në duar, nën rrezet e diellit të ngrohtë të nëntorit dhe me humor fantastik, ata po shijojnë çdo moment para përballjes së mbrëmjes.
Ekipi i tyre tashmë i kualifikuar dhe Kombëtarja jonë në playoff kanë krijuar një atmosferë të veçantë, ku sporti dhe festa bashkohen natyrshëm.
Sheshet e Tiranës janë mbushur me këngë, foto e entuziazëm, duke shënuar një ditë të bukur futbolli dhe mikpritjeje. Shqipëri–Angli pritet të sjellë emocione deri në fund./e.t




