Anis Mehmeti u rikthye te goli në Angli, duke shënuar në fitoren 2-1 të Bristol City në transfertë ndaj West Bromwich, në javën e 23-të të Championship.
Sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm 4 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin me një goditje nga jashtë zone. Goli i tij i dha avantazhin Bristol City, që më pas shënoi edhe golin e dytë me McCrorie në minutën e 22-të.
Në fund, rrjeta e Mehmetit rezultoi vendimtare për suksesin e skuadrës. Falë kësaj fitoreje, Bristol City u ngjit në vendin e gjashtë me 36 pikë.
Mehmeti ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit këtë sezon. Në 23 ndeshje, ai ka realizuar shtatë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve në merkato./mxh
