Egnatia mori vetëm një pikë në transfertë, duke barazuar 1-1 ndaj Vorës në javën e 24-t të Superiores.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 18-të, kur Fernando realizoi me penallti, pas ndërhyrjes së VAR-it që solli ndryshimin e vendimit fillestar të arbitrit.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të skuadrës nga Rrogozhina. Në fraksionin e dytë, Vora rriti presionin dhe krijoi disa raste përpara portës kundërshtare.
Barazimi erdhi në minutën e 86-të me Kasallën, i cili konkretizoi për 1-1. Në minutat shtesë, vendasit iu afruan edhe golit të përmbysjes, por pa sukses.
Pas këtij barazimi, Egnatia mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Vora renditet e shtata me 26 pikë./mxh
