Një shqiptar është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në zonën e Pizës në Itali. 25-vjeçari shqiptar me iniciale K.M., është qëlluar teksa lëvizte me automjet. Dyshohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash.
Sipas raportimeve të mediave italiane, shqiptari udhëtonte në një automjet me dy persona të tjerë, ku vetë ishte pasagjer në vendin e parë.
Dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./mxh
