Kylian Mbappe e ka nisur sezonin e ri me tre gola në përballjen ndaj Real Sociedad, duke konfirmuar vazhdimësinë e tij para portës.
Sulmuesi francez vjen pas një sezoni me 58 gola gjithsej, 42 prej tyre me Real Madrid-in në 44 ndeshje dhe 16 me kombëtaren e Francës. Këto paraqitje i sollën edhe “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026.
Objektivi i madh individual i Mbappe-së mbetet “Topi i Artë”, ndërsa për të arritur këtë synim ai kërkon edhe suksesin me Real Madrid-in. Jose Mourinho ka nisur të ndërtojë një skuadër me më shumë bashkëpunim mes lojtarëve, ndërsa Mbappe mbetet një nga pikat kryesore të projektit.
Ceremonia e “Topit të Artë” është parashikuar për më 27 tetor në Londër, ku fituesi do të përcaktohet nga votat e 100 gazetarëve.
Përveç Mbappe-së, mes kandidatëve të përmendur janë edhe Ousmane Dembele, Rodri, Harry Kane, Fabian Ruiz dhe Lamine Yamal. Në javët e ardhshme pritet edhe publikimi i listës me 30 kandidatët, nga e cila do të dalë fituesi i çmimit./mxh
