Last Updated on 27/11/2025 by EL
Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë.
Në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.
Në takim ishin të pranishëm Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti (më i votuari në Qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (më i votuari në listën e hapur të Durrësit), Gent Cela (Qarku Fier), Qani Xhafa (Qarku Elbasan), Ted Kopliku (Qarku Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Qarku Diber), Alma Kore (Qarku Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Qarku Berat), Nada Daullja (Qarku Vlorë), si dhe një sërë kandidatesh të votuara dhe fitues të primareve.
Ky takim shihet si një hap i rëndësishëm drejt rifreskimit të frymës dhe modelit organizativ të PD-së, duke vënë në qendër zërin e qytetarëve dhe votuesve që kanë besuar tek kandidatët më të votuar./E.T
Visited 30 times, 1 visit(s) today
