Aksi Tiranë–Durrës është bllokuar totalisht këtë të shtunë, duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike dhe vështirësi të mëdha në qarkullim për drejtuesit e mjeteve.
Sipas informacioneve, trafiku i rënduar nis që nga mbikalimi te Kthesa e Kamzës, ku automjetet lëvizin me ritme shumë të ngadalta ose kanë mbetur tërësisht të bllokuara.
