Last Updated on 09/06/2025 by adminfjala
Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën turistike të Las Vegasit, pranë shatërvanëve të famshëm të Bellagio-s. Ngjarja u kap në një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube dhe deri më tani është raportuar të ketë shkaktuar të paktën një viktimë.
Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 me orën lokale. YouTuberi i njohur si Finny Da Legend po realizonte një transmetim live teksa ecte përgjatë “Las Vegas Strip”, i shoqëruar nga një grua. Gjatë videos, një tjetër person, i dyshuar të jetë gjithashtu YouTuber me pseudonimin SinCity-MannyWise ose i lidhur me kanalin Sin City Family, u shfaq për pak çaste në sfond, por u kthye sërish pak më vonë, duke hyrë në një debat të ashpër verbal me gruan që shoqëronte Finny-n.