Last Updated on 02/05/2026 by Anisa
Me buzëqeshje në fytyrë dhe një kafe në tavolinë, Ervin Salianji duket se po e shijon atë që e quan “fitore”, pas përjashtimit të tij nga gara për kryetar në Partinë Demokratike.
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, ai ka vijuar retorikën e tij kundrejt kreut të PD-së, Sali Berisha, duke lënë të kuptohet se mungesa e garës lidhet me frikën nga përballja.
“Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur! Mirënjohje miq për mbështetjen e jashtëzakonshme!”, shkruan Salianji.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha: “PD është e hapur, s’mund ta marrë kush. U përpoqën. Këtë parti Rama s’mund ta marrë kurrë me kandidatura të shitura. Se Salianji, u shpall i burgosur politik se ashtu ishte, por në burg e shiti veten.”
