Last Updated on 26/09/2025 by adminfjala
Paraqitja e fantastike e Arbër Hoxhës ndaj Fenerbahces në Ligën e Europës e ka lënë pa fjalë trajnerin Domenico Tedesco. Tekniku e ka deklaruar publikisht se nuk e priste nga shqiptari.
Lojtari i kombëtares sonë realisht ishte i pandalshëm, teksa dha edhe një asist.
“Në fakt, nuk e dija se do të luante. U befasuam. Hoxha ishte shumë i shpejtë me topin, lojtar tepër cilësor”.
Trajneri i Dinamos, Kovacevic, tha se Hoxha i meriton të gjitha lëvdatat.
“Jam i befasuar që Fenerbahce nuk e njihte. Hoxha zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse edhe ndaj Hajduk Splitit. I meriton lëvdatat”.
