Një studim i ri tregon se trauma e përjetuar gjatë fëmijërisë mund të ndryshojë mënyrën se si qelizat prodhojnë energji, duke ndikuar në funksionimin e mitokondrive, të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e energjisë në qeliza.
Studiuesit e UCLA analizuan qelizat e sistemit imunitar të të rriturve dhe zbuluan se personat që kishin përjetuar abuzim ose neglizhencë gjatë fëmijërisë kishin mitokondri që prodhonin më shumë energji se normalisht.
Në afat të shkurtër, ky reagim mund t’i ndihmojë qelizat të përballojnë stresin. Por, nëse trupi qëndron për vite me radhë në këtë gjendje, qelizat mund të konsumohen më shpejt dhe të rritet rreziku për probleme shëndetësore të lidhura me moshën.
Studimi tregon gjithashtu se lloje të ndryshme të traumës ndikojnë ndryshe në organizëm. Abuzimi dhe kërcënimet mund t’i bëjnë qelizat të reagojnë sikur duhet të jenë vazhdimisht të përgatitura për stres, ndërsa privimi dhe neglizhenca mund të çojnë në prodhim joefikas të energjisë.
Sipas studiuesve, këto gjetje tregojnë se trauma e fëmijërisë mund të lërë gjurmë biologjike afatgjata. Kuptimi i këtyre ndryshimeve mund të ndihmojë në zhvillimin e ndërhyrjeve të hershme për të mbrojtur shëndetin dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve kronike në moshë të rritur./ad
