Last Updated on 04/05/2025 by adminfjala
Organi i Kontrollit, i Etikës dhe i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Real Madridin me 15,000 euro për sjelljet raciste të tifozëve të tij gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve midis ekipit të Ancelottit dhe Arsenalit në Londër.
Përveç kësaj, Komiteti i UEFA-s ka vendosur të ndalojë shitjen e biletave për tifozët e Realit të Madridit për ndeshjen e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s, që Reali do të luajë larg stadiumit “Bernabeu”, pikërisht për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve të këtij klubi.
Lajmi është konfirmuar nga vetë UEFA në një komunikatë zyrtare për mediat. Ndërkaq, UEFA ka paralajmëruar klubin spanjoll për masa më të ashpra në rast përsëritje të sjelljeve raciste./ D.C