Negociatorët iranianë duhet të bëhen seriozë sa më shpejt, përpara se të jetë tepër vonë, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Negociatorët iranianë janë shumë të ndryshëm dhe “të çuditshëm”, shtoi ai, duke theksuar: Ata po na “luten” të bëjmë një marrëveshje.
“Më mirë të bëhen seriozë sa më shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse kur kjo të ndodhë, nuk ka kthim pas dhe nuk do të jetë aspak bukur”, tha ai në një postim në Truth Social.
