Last Updated on 26/03/2026 by Anisa
Shqipëria zbret këtë mbrëmje në Varshavë me një objektiv të madh: të shkruajë histori dhe të afrohet edhe më shumë me Botërorin 2026.
Kuqezinjtë përballen me Poloninë në një duel vendimtar, ku synimi i vetëm është fitorja, rezultat që do t’i çonte një hap larg finaleve të play-off-it për një biletë në Kupën e Botës “SHBA-Meksikë-Kanada”.
Sipas basteve, vendasit konsiderohen favoritë, por Shqipëria synon të përsërisë suksesin historik të arritur tre vite më parë, që i hapi rrugën kualifikimit në EURO 2024.
Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur 23 lojtarët e gatshëm për këtë sfidë, ndërsa në tribunë kanë mbetur Jasir Asani, Ermir Lenjani Cake dhe Regi Lushkja Gripshi.
E gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Varshavë, ku në orën 20:45 kombëtarja kuqezi do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme, në kërkim të vazhdimit të ëndrrës për Botërorin./A.D
