Last Updated on 05/01/2026 by EL
Nga ARTUR AJAZI
Dikush fillimisht thoshte se “Trump nuk e ka seriozisht”. Ishte fjala për Maduron. Ishte fjala edhe për Kamboxhian, Ukrahinën, Groenlandën, Lindjen e Mesme, etj. Bota sot ka shumë vatra të nxehta, dhe kjo po e detyron kreun e Shtëpisë Bardhë, të mos jetë shumë pasiv. Ai mbetet aktiv në çdo konflikt rajonal dhe jo vetëm, në çdo rast kur regjimet, si ai i Maduros, apo qeverive të Meskikës dhe Kolumbisë, që janë përzierë me afera dhe lidhje trafikantësh droge. Duhej një Donald Trump, që bota e trafikut të drogës, të merrte një goditje të tillë. Duhej një Trump, që regjimet diktatoriale dhe presidentët e narkoshteteve, të “zgjoheshin” dhe tu prishej gjumi. Nuk mund të vazhdohet më tej, duke vrarë me anë të drogës popujt e SHBA, Europës dhe mbarë botës. Në fakt, fundi i Maduros, dhe pse jo, dhe ndonjë presidenti tjeter në Amerikën Latine tanimë dihet. Boll prodhuan e shitën drogë, boll fituan para në kurriz të shendetit të djemve dhe vajzave të reja, boll vranë shpresën e rinisë kudo në botë. Një grusht kucuthësh, të veshur me petkun e presidenti, që kanë kthyer vendet e tyre në kombinate prodhimi të drogave, nuk mund ta mbajnë peng të ardhmen e të rinjve të mbarë botës. Trump, ka sot mbështetjen dhe përkrahjen e mbarë vendeve demokratike, e mbarë djemve dhe vajzave që shkollohen dhe punësohen, duke e ditur se “klanet dhe kartelet e drogës po marrin ndëshkim shembullor”. Dhe janë pikërisht ata, janë amerikanët që vepruan, dhe nuk e zgjatën shumë kohën e zbatimit të planit të tyre të goditjes ndaj karteleve. Trump, ka sot meritën e madhe të goditjes së çdo presidenti dhe qeverie amerikano-latine, që mbështet dhe ka lidhje me kartelet e drogës. Trump ka vendosur ta ndalë invazionin e karteleve të drogës, ashtu siç ka vendosur të nxjerrë para drejtësisë amerikane, çdo kryetar shteti që po hetohet dhe akuzohet për lidhje me trafikun e drogës. Duke goditur kartelet e Amerikës-Latine, natyrisht Trump ka nisur të sigurojë mburojë, jo vetëm për popullin amerikan, por edhe ndaj popujve të Europës. Kjo për faktin sepse tonelatat e drogës, që niseshin nga Venezuela, Kolumbia, Ekuatori, Peruja, etj, tanimë do të jenë nën shinjestrën amerikane. Bota kishte nevojë sërish për një Donald Trump, që të kthente përmbus regjimet diktatoriale dhe ti priste rrugën me forcën e armëve, karteleve të fuqishme të drogës. Dhe Trump nuk ka gjasa të ndalet. Ky ishte fillimi. Bota duhet të jetojë pa makthin dhe efektin e drogave. Rinia duhet të shkollohet dhe punojë pa patur frikën se, dikush do ti ofrojë drogë. Trump nuk flet, Trump vepron. Pikërisht këtë deshën amerikanët. Këtë kërkojnë popujt e vendeve demokratike. Ndryshe nuk ndalet ofensiva e karteleve që bazën e kanë pikërisht nga Amerika-Latine, dhe mbështetjen nga krerët e regjimeve diktatoriale.
