Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme për negociata me Ukrainën në bazë të marrëveshjeve të Stambollit.
Vladimir Putin kujtoi se në të kaluarën, marrëveshjet e Stambollit u inicializuan nga delegacioni ukrainas, që do të thotë se ata ishin të kënaqur me gjithçka.
Ai deklaroi gjithashtu se negociatat e paqes me Ukrainën duhet të zhvillohen bazuar në realitetet që janë krijuar në zonën e operacioneve speciale, siç e quan ai. Sipas tij sulmet e kryera nga militantët ukrainas në Federatën Ruse vetëm sa i inkurajojnë personelin e Forcave të Armatosura Ruse të kryejnë misionet e tyre në fushën e betejës.
“Sulme të tilla, veçanërisht ato që synojnë fëmijët, sigurisht që nuk e zvogëlojnë vrullin, por përkundrazi i inkurajojnë ushtarët tanë në fushën e betejës të kryejnë detyrat që u janë caktuar nga vendi”, tha sot Putin.
Vladimir Putin shtoi se ky fenomen po ndodh sepse, pas sulmeve të militantëve ukrainas ndaj civilëve, personeli ushtarak rus e kupton më mirë se me kë kanë të bëjnë./mxh
